spot_img

Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Qava si fëmijë, e kisha si djalë

spot_img

Disa ditë më parë bota e shoëbizit u trondit kur u dha lajmi për vdekjen e këngëtarit të famshëm Liam Payne.

E lidhur me këtë ka folur edhe ish-truproja i tij me preardhje nga Shqipëria. Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si truproja personal i Liam Payne, ka ndarë emocionet e tij pas lajmit tragjik të vdekjes së këngëtarit.

Në një intervistë për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Proni u shpreh se ka qenë i shokuar dhe thellësisht i prekur nga humbja e Liamit, të cilin e përshkroi si një njeri të mrekullueshëm dhe të dashur.

Sipas Pronit, Liam ishte një person i mbyllur dhe kishte vuajtur prej vitesh nga problemet me alkoolin. Ai tregoi se shpesh e kishte kritikuar këngëtarin për këtë zakon dhe madje i kishte hequr alkoolin nga dora, duke u përpjekur ta ndihmonte.

“Unë e doja si djalin tim,” tha Proni, “por kohët e fundit kam qenë shumë i shqetësuar për të”.

Më tutje Proni fajësoi industrinë e muzikës për ndikimin negativ që kishte mbi Liamin, duke e përshkruar atë si një mjedis të mbushur me njerëz të degjeneruar. Ai beson se presionet dhe sfidat e industrisë luajtën një rol të madh në veset e Liamit dhe tragjedinë që pasoi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img