spot_img

Kryetari i FC Ferizaj me reagim publik, i kërkon ish-nënkryetarit t’i paguajë obligimet që ka ndaj klubit

spot_img

Presidenti i FC Ferizaj, Lulzim Abazi, ka kërkuar publikisht nga ish nënkryetari i kubit Xhevat Rushiti, t’i paguajë detyrimet që ka ndaj klubit, ose në të kundërtën të lëshojë rrugë.

Ky është reagimi i Kryetarit FC Ferizaj Lulzim Abazi i publikuar në faqen zyrtare të klubit.

𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐞𝐦𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬

Të nderuar qytetarë të Ferizajt, e sidomos ju tifozë të flaktë “UJQI”. Prej ditës së parë që kam ardhur në krye të klubit, kam punuar e bashkëpunuar me të gjithë që e kanë dashur suksesin e klubit tonë.

Tash e sa kohë, brenda organeve drejtuese tona po ndodhë një bojkot i paprecedent, ku ish-nënkryetari, Xhevat Rushiti, pronar i “Unioni”, nuk po i paguan obligimet financiare në klub, nga aksionet që i posedon.

Ai ka bllokuar një pjesë të konsiderueshme të aksioneve, me idenë e tregtarit, duke i shkaktuar dëme klubit e duke e penguar suksesin tonë.

Si president i klubit, njëzëri me Bordin Drejtues, e ftojmë Xhevat Rushitin, që të vendosë të mirën e qytetit, para interesave personale. Ai i detyrohet klubit në aspektin financiar, në të kundërtën duhet të lëshojë rrugën për ata që dëshirojnë të investojë në klub, e që nuk janë të paktë.

Kjo bllokadë duhet të përfundojë sepse po bëhen 2 vite që Xhevat Rushiti, i vetëm, ka pezulluar aktivitetin e tij dhe po e mbanë peng rritjen dhe zhvillimin e klubit tonë, klubit të qytetit!

Me respekt,

Presidenti i FC Ferizaj, Lulzim Abazi

NGJARJE TË TJERA

spot_img