spot_img

Prishtina në udhëtim mund liderin, Malishevën – Në Drenas, Nikli e ndal Dritën

spot_img

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Malishevës në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit kosovar.

Të parët që morën avantazhin ishin vendasit të cilët ia dolën të kalojnë në epërsi që në minutën e tretë me Drilon Hazrollajn që shënoi për 1-0.

Sidoqoftë, ky gëzim i malishevasve nuk zgjati shumë, pasi Prishtina reagoi menjëherë.

Kryeqytetasit arritën të realizojnë me anë të Sunday Akinbules i cili në minutën e shtatë shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Prishtina ia doli ta gjejë golin e dytë dhe atë të rikthimit me Dion Gallapenin që shënoi për 2-1 pas asistimit të Albin Krasniqit.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Jean Cavallit e gjetën rrjetën edhe një herë tjetër, këtë herë përmes Leonat Vitijës që në minutën e 76-të realizoi për 3-1.

Vlen të përmendet se pak minuta para se mysafirët të shënonin golin e tretë, Malisheva mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Agon Xhakës.

Pas javës së nëntë, Prishtina kalon në pozitën e dytë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara por me një ndeshje më pak të luajtur, ndërkohë Malisheva ende mban pozitën e parë në tabelë me 17 sosh, të paktën deri pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve.

Në takimin tjetër, Drita ka luajtur baras me rezultat 0-0 në udhëtim ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Rastin e parë për gol mysafirët e patën në minutën e tretë përmes Arb Manajt, por gjuajtja e tij me kokë shkoi jashtë portës.

Vendasit treguan dhëmbët me Sahitin, gjuajtja e të cilit në minutën e 21-të shkoi fare pranë portës së Faton Malokut.

Pak çaste para përfundimit të pjesës së parë, Maloku u detyrua të intervenojë për t’ia mohuar golin Hasan Hysenit.

Mundësinë më të mirë për gol ndoshta në të gjithë takimin Drita e pati në minutën e 70-të, kur Veton Tusha pas një tollovie gjeti portën, por u ndal nga Borsellini.

Në minutat shtesë të pjesës së dytë, Hyseni lëshoi një rast ideal për vendasit duke mos arritur të shënojë në portën e zbrazët.

Ky barazim ishte vetëm i dyti për Feronikelin ’74 të cilët ndeshjet tjera i kanë humbur, teksa për Dritën është i dyti radhazi pas atij në derbi ndaj Gjilanit.

Pas javës së nëntë Drita mban pozitën e pestë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Feronikeli ’74 vazhdon në fund të tabelës me dy pikë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img