Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi në Novobërdë.
Në raportin policor të së dielës raportohet se rasti ka ndodhur në ora 22:00 të së shtunës. Krejt ngjarja sipas policisë ka ndodhur në një vilë në Novobërdë.
Policia nuk flet për ndonjë të arrestuar, ndërsa njofton se viktima është dërguar në strehimore.
“DHUNIM- Novobërdë / 19.10.2024 – 22:00. Dyshohet se rasti ka ndodhur në një vilë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK’së.