spot_img

“Familja ndjehet keq, por jo të befasuar: Avokati i familjes Tetaj flet pas lirimit të Shaban Gogajt

spot_img

I dënuari, Shaban Gogaj, për vrasjen e Agonis Tetajt, në Deçan në vitin 2018, është liruar gjatë ditës së djeshme nga burgu, krejt kjo pasi vendimit të Gjykatës së Apelit, ku dënimi ndaj Gogajt ishte ulur nga 7 vite e gjysmë në 6 vite e gjysmë.

Rreth vendimit për lirimin e Gogajt nga burgu, ka reaguar edhe avokati i familjes Tetaj, Berat Tmava, i cili ka thënë se familja e dëmtuar është ndjerë jashtëzakonisht keq, por jo edhe e befasuar.

Avokati Tmava ka thënë për Gazetën Nacionale se gjatë gjithë gjykimit ka pasur ndërhyrje nga njerëzit që nuk ia dëshirojnë të mirën drejtësisë.

“Familja e dëmtuar, familja Tetaj janë ndjerë jashtëzakonisht keq, mirëpo nuk janë ndjerë të befasuar për shkak të rrethanave dhe për shkak se prej fillimit ka pasur ndërhyrje në drejtësi që nga fillimi ka pasur ndikime nga njerëzit që nuk ia donë të mirën drejtësisë.” – ka thënë ai.

Tutje Tmava ka thënë se të indinjuar janë edhe më shumë nga vendimi i fundit të Gjykatës së Apelit, duke shtuar se ky vendim është në kundërshtim me vet vendimin e kësaj gjykatës, që e kishte marrë në kohë kur rasti ishte kthyer për herë të parë në rigjykim.

“Ne më shumë jemi të indinjuar prej vendimit të fundit nga Gjykata e Apelit që për vrasje nga pakujdesia nuk e ndryshon kualifikimin ligjor për vrasje të rëndë, por e la në vrasje nga pakujdesia edhe aq ma keq e kualifikoi veprën dhe ia ka ulur dënimin për një vjet. Nga 7 vite e gjysmë në 6 vite e gjysmë.”

“Vendimi i Gjykatës së Apelit është në kundërshtim me vet vendimin që e ka marrë paraprakisht kur e ka kthy rastin në rigjykim, që do të thotë vendimi i Gjykatës së Apelit është në kundërshtim është në kundërshtim me vet vendimin e Apelit, me vendimin e parë që e kanë kthyer rastin në rigjykim.” – ka thënë Tmava për Nacionalen.

Ai tutje ka shtuar se Gjykata e Pejës nuk e ka eliminuar asnjë vrenjtje të Apelit.

“Gjykata e shkallës së parë, Gjykata e Pejës nuk e ka eliminu asnjë vrenjtje të Apelit, që ia ka dhanë rekomandimet dhe vërejtjet me u administru provat që gjinden në dosje të lëndës, por provat nuk janë administruar, e Apelit thotë se gjykata e shkallës parë me të drejtë ka vepru kinse i ka eliminuar vërejtjet por nuk është e vërtetë edhe në mendim mos pajtues të kryetares se trupit gjykues, që në atë kohë ka qenë Violeta Husaj-Rugova, thotë që sipas Apelit që e kanë kthy rastin në rigjykim, thotë se i akuzuari, Shaban Gogaj, e ka kryer veprën si vrasje e rëndë dhe jo vrasje nga pakujdesia. Këtu është në kundërshtim edhe me kryetaren e trupit gjykues.” – ka thënë ai.

Tutje avokati i familjes Tetaj, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë të drejtë që të ushtroje ankesë pasi që vendimi është i plotë fuqishëm.“Familja e dëmtuar Tetaj, unë si përfaqësues i tyre nuk kam të drejtë që të ushtroj ankesë, sepse aktgjykimi është i plotë fuqishëm, Prokuroria Themelore ka të drejtë me bo kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj të akuzuarit Gogaj, përshkak se dy vendimet janë marrë me shkelje të rënda, janë kontradiktore mes vete, e lejon edhe Gjykata Kushtetuese për mbrojtje të ligjshmërisë në dëm të të akuzuarit.” – ka thënë ai.

Në fund avokati Tmava ka shtuar se vendimi i Gjykatës së Apelit ka krijuar pasiguri të plotë juridike të qytetarët, duke thënë se ka lënë një njollë të zezë për tërë sistemin e drejtësisë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img