Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga, mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Dy skuadrat paten raste të mira shënimi në 45 minutëshin e parë, por kjo pjesë u mbyll pa gola 0:0
Kylian Mbappe shënoi një gol, por që u anulua më pas nga sistemi i teknologjisë, VAR.
Në anën tjetër, skuadra e Hansi Flick tentoi disa herë me anë të Raphinha-s dhe Lamine Yamal-it, por nuk arritën ta tundin rrjetën e portierit Lunin.