Suhareka i ka dhënë fund rezultateve negative me tre humbje radhazi, pasi kanë mposhtur Prishtinën me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi furishëm për skuadrën vendase që shënoi gol vetëm pas tre minutave lojë.
Sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka realizoi gol në minutën e tretë për ta kaluar Suharekën në epërsi 1-0. Megjithatë kur kaluan një orë lojë, Prishtina gjeti golin e barazimit.
Ishte një bashkëpunim mes dy qendërmbrojtësve ku Philippe Boueye asistoi te Ardi Ajdini i cili realizoi me kokë për 1-1.
Me rezultatin e barabartë 1-1 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide në Suharekë.
Pjesa e dytë nisi më qetë me dy skuadrat që luanin me shumë kujdes në mesfushë.
Megjithatë në minutën e 68-të, vendasit gjetën golin e epërsisë ku Liridon Fetahaj shënoi gol të bukur për 2-1.
Krejt në fund të ndeshjes, Prishtina fitoi penallti pasi Mevlan Zeka luajti me dorë në zonë.
Përgjegjësinë e mori Albin Krasniqi, ku goditja e tij u prit nga portieri Betim Halimi.
Kësisoj deri në fund gola më nuk pati dhe Suhareka mori fitore me rezultat 2-1.
Me këtë fitore Suhareka ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 16 pikë sa ka edhe Prishtina në pozitën e tretë.
Ndeshjen e ardhshme Suhareka luan në udhëtim te Dukagjini, derisa Prishtina do të luaj sërish jashtë shtëpisë së vet, teksa takohet me Dritën në Gjilan.