Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në një ceremoni përkujtimore të viktimave të sulmeve të 7 tetorit të kryera nga Hamasi.
Bëhet e ditur se pjesë e ceremonisë përkujtimore ishin edhe presidenti izraelit, Isaac Herzog dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Ndërsa Netanyahu mbante fjalim, protestuesit bërtitën “turp të qoftë” dhe bënë zhurmë që e detyroi atë ta ndërpresë adresimin, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, shumë izraelitë e shohin kryeministrin si përgjegjës për dështimet që çuan në sulmin e Hamasit.
Ata e mbajnë përgjegjës kryeministrin izraelit edhe për dështimin për të liruar pengjet e mbetura, që mbahen në Gaza nga Hamasi.
Ndryshe, gjatë sulmit Hamasi vrau afër 1,200 persona dhe rrëmbeu 250 të tjerë.
Ndërkohë, si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit, në Gaza janë vrarë më shumë se 42,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.