Ruben Amorim është zyrtarisht trajner i Mançester United . Një lëvizje kjo e pritshme, pasi trajneri portugez ishte paralajmëruar gjatë kësaj kohe.
Amorim është kështu pasuesi i Ten Hag. Ky i fundit u shkarkua këtë të hënë, pas disa rezultateve negative.
Kontrata e tij në Portugali ishte e vlefshme deri në vitin 2026, për këtë detajet e largimit do të bëhen të ditura në vazhdim.
Amorim largohet nga Sportingu i Lisbonës në Portugali pas 4 viteve. 39-vjeçari fitoi dy herë kampionatin. Këtë sezon po ashtu spikati, pasi skuadra e tij i ka fituar të nëntë ndeshjen e para duke kryesuar me pikë të plota kampionatin.