spot_img

Flet më në fund Jeta Xharra rreth shtëpisë milionëshe: Arsyetohet duke thënë se s’ka faj

spot_img

Gazetarja Jeta Xhara është arsyetuar për skandalin që ditë më parë iu publikua në media, në të cilin u përfshi bashkë me Haki Abazin dhe Dajana Berisha. Xharr thotë se ajo nuk ka miliona dhe se Shtëpia e Shoqërisë Civile nuk i përket asaj, shkruan Gazeta Metro.

Me 3 qershor në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca gjyqësore kundër Jeta Xharrës dhe Dajana Berishës pas padisë që është ushtruar ndaj tyre nga Astrit Istrefi, Burim Ejupi e Visar Azemi lidhur me një kontest që ndërlidhet Fondacionin “Shtëpia e Shoqërisë Civile SHC”, OJQ që e kishin bashkëthemeluar.

Ndërsa, Xharra sot ka reaguar duke pretenduar se këto janë shpifje, dhe duke arsyetuar veten ka hedhur baltë edhe mbi mediat që kanë publikuar lajmet në lidhje me të që ishin konfimuar nga Gjykata.
“Në portale e media që kanë përfituar qindra mijëra euro nga ndërmarrjet e ndryshme publike dhe bizneset e partive politike keni lexuar lajme se Jeta Xharra “vjedhi” e “keqpërdori”, tituj e tituj kreativ sa s’ta merr mendja për gjatë një jave. Krejt kjo po bëhej gjatë kohës kur unë isha duke u kërcënuar nga partizanë të ndryshëm politikë. Të njëjtat tablloide, në mënyrë të heshtur kaluan këtë kërcënim për jetë dhe vazhduan linçimin tim publik me propagandë të rrejshme e amatoreske”, ka shkruar Xharra në Facebook.

Jeta Xharra gjithashtu ka thënë se ajo nuk posedon miliona e as nuk ka në pronësi Shtëpi të Shoqërisë Civile.

“Një kontest civil se kush ka drejtë t’i emërojë anëtarët e Bordit Drejtues të Shtëpisë së Shoqërisë Civile është përkthyer në lajme se kinse unë i përfitova 1 milion euro.
E PARA: unë nuk kam pasuri milionëshe, e as nuk lakmoj me pasë. Jam shumë rehat me faktin qe nuk i kam as një milion e as dy e as tre.
E DYTA: Shtëpia e Shoqërisë Civile nuk është e Jeta Xharrës por hapësirë për organizatat e Shoqërisë Civile”, shkruan ndër të tjerash Xharra.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Sot e përgatitëm fjalën përfundimtare në gjykatë lidhur me shtëpinë e shoqërisë civile dhe dua të bëj një sqarim lidhur me akuzat dhe goditjet nën brez që janë bërë si pasojë.
Si gazetare, gjithmonë kam mirëkuptimin për lajmin dhe informimin sepse e konsideroj si oksigjen për demokraci. Kjo është arsyeja pse unë dhe ekipi im kur plasojmë infromacion marrim kohën e duhur dhe kontaktojmë të gjtha palët dhe burimet për t’i shërbyer publikut me informata të sakta dhe të vërteta pa tentuar kurrë që të dëmtohet individi si emër.

Në portale e media që kanë përfituar qindra mijëra euro nga ndërmarrjet e ndryshme publike dhe bizneset e partive politike keni lexuar lajme se Jeta Xharra “vjedhi” e “keqpërdori”, tituj e tituj kreativ sa s’ta merr mendja për gjatë një jave.

Krejt kjo po bëhej gjatë kohës kur unë isha duke u kërcënuar nga partizanë të ndryshëm politikë. Të njëjtat tablloide, në mënyrë të heshtur kaluan këtë kërcënim për jetë dhe vazhduan linçimin tim publik me propagandë të rrejshme e amatoreske.

Një kontest civil se kush ka drejtë t’i emërojë anëtarët e Bordit Drejtues të Shtëpisë së Shoqërisë Civile është përkthyer në lajme se kinse unë i përfitova 1 milion euro.

E DYTA: Shtëpia e Shoqërisë Civile nuk është e Jeta Xharrës por hapësirë për organizatat e Shoqërisë Civile.

Angazhimi im si anëtare e bordit në këtë Fondacion dhe si bashkëthemeluese, ka për qëllim me u siguru që ajo hapësirë do të përdoret për ndërtimin e sektorit kredibil, me kurriz e të panënshtruar nga politika dhe të bëhen aktivitete të pavarura të shoqërisë civile.

Pra është një vend ku çdo qytetar e çdo organizatë nga Kosova do të ketë mundësinë të kërkojë përkrahje, pa e shitur veten dhe pa ra ne dy gjunjë para politikës apo grupeve tjera të interesit.
E TRETA: nuk pranoj me punu me njerëz për të cilët zbuloj se kanë konflikt të pastër interesi ose kur kanë për qëllim përfitimin personal edhe atëherë kur ata mund të kenë qenë miq të mi.

Nuk pranoj që ata që udhëheqin OJQ dhe kanë nga dy biznese tjera private e mundohen në kurriz të OJQ-së e të Shtëpisë së Shoqërisë Civile me përfitu për biznesin e vet privat.

Mu ata po më padisin sot, sepse kur e kam parë konfliktin e interesit duke më ndodh para syve, i kam konfrontu qysh në vitin 2018. Edhe me qenë baba im e kisha konfrontu, andaj këtu s’ka pasë kurgjo të paparishikueshme, e ne anën tjetër unë jam e pakompromis për drejtësi e nuk pranoj që për shkak të miqësisë me mshelë njërin sy.

Ata janë idhnu që i kam konfrontu e që i kam paraqitë te bordi i tyre dhe pasi sulmi është mbrojtja më e mirë, ja çfarë kanë ndërmarë:
1. Prej inatit janë qu e e kanë prishë një pronë intelektuale gati një dekadë të vjetër që e kemi kriju bashkë ndër vite, e kanë shkatërru sajtin kosid.org ku kemi botu hulumtime dhe pune të përbashkëta.
Sajti sot e kësaj dite është i shkatërrumë e i bllokuar nga këta që kanë ngritur padi.

2. Kanë provu me ndërru përfaqësuesen ligjore të Shtëpisë për Shoqëri Civile se as ajo s’ju ka bo qefin për me injoru konfliktin e të interesit, por kanë dështu me e ndërru gruan që prej vitit 2013 ka qenë duke e zbatu projektin e Shtëpisë së Shoqërisë Civile, sepse zyrja për regjistrimin e OJQ-së pranë Ministrisë së Administratës Publike ju ka thanë që kjo çka po dojnë me bo ata është joligjore.

Pra qëllimin e tyre kundërligjor kanë dështuar ta bëjnë realitet.

3. I kanë shkrujtë donatoreve të tjerë me deklarata në stilin: “Jeta fort o e poshtër, edhe e korruptume, edhe s’punohet me te” – e donatori iu ka thënë “ani, ti largohu prej projektit e na punojmë me Jetën edhe nëse ty s’të punohet me te”.
4. Prej sikletit që i kanë humbë 3 beteja, tash kanë ngritë këtë kontest civil në gjyq me idenë që kanë me gjetë kishë ku me u falë, e në fakt qëllimin e kanë me e shkatërru projektin e Shtëpisë së Shoqërisë Civile edhe pse asnjë cent nuk e kanë investuar dhe me asnjë ide nuk kanë kontribuar në te.

Edhe? Çka po kërkojnë ata saktë në këtë kontest civil?

Ata po pretendojnë që paska rrezik prej meje që unë tjetërsoj prona publike, pra pak a shumë që këtë Shtëpi të Shoqërisë Civile, këtë hapësirë publike për debat pasna me e qu në shpinë time!

Pra batakqija niset prej vetit, nëse ai e ka prishë pronën e përbashkët, (uebsajtin e KOSID) ia merr mendja që edhe unë e bëj të njëjtën, por është e vërtetume që s’jam.
I kam gati 20 vjet përvojë pune, gëzohem gjithmonë kur publiku fiton, e kur diskursi publik pasurohet nga kontributi pozitiv i njerëzve me ide progresive. Çka paskan kontribuar këta që na kanë paditur përpos që kanë keqpërdorur çdo të mirë e përkrahje që iu është bërë?!

Kam fillu me u mësu me fushata kundër meje dhe kundër njerëzve që për asnjë çmim as nuk shiten e as nuk blihen.

Ne sulmohemi sepse ata duan që edhe ne të bëhemi si ata: të marrim fonde e të mos bëjmë asgjë; apo të përfitojmë në kurriz të dikuj tjetër; apo të shkojmë tek donatorët si qyqe me u anku për kolegët tanë.

Unë nuk do ta lë punën që të merrem me ta, e sidomos me njerëz që janë parashutu në sektor dhe nuk janë në gjendje të tregojnë asgjë për ndonjë rezultat konkret apo të arritur të tyre.
Bashkangjitur më poshtë, fjala përfundimtare e dorëzuar në gjykatë, për njerëz që janë të interesuar për më shumë detaje.

NGJARJE TË TJERA

spot_img