spot_img

Luli i Ferizajt nuk e ndal dorën – Shpërblehen futbollistët për barazimin ndaj Malishevës, edhe ndaj Prishtinës premton premio të majme

spot_img

Ferizaj është skuadra më në formë në Superligë, pasi në katër ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje.

‘Ujqit’ kanë marrë 10 pikë, duke triumfuar në tre ndeshje dhe duke barazuar në të fundit ndaj Malishevës.

Futbollistët ferizajas kishin premio për fitore ndaj Malishevës, por nuk arritën më shumë se një barazim edhe pse ishin me 10 futbollistë në fushë, pasi padrejtësisht kapiteni Edon Sadriu u përjashtuar.

Gjithsesi presidenti Lulzim Abazi dhe drejtori sportiv Genc Hyseni kanë vendosur t’i japin premio futbollistëve të tyre për barazimin ndaj Malishevës.

Gazeta Olle mëson se lojtarët janë lavdëruar nga i pari i klubit ferizajas për angazhimin e madh dhe luftën që bënë në fushë duke barazuar rezultatin me 10 futbollistë.

Gjithashtu sot i pari i klubit bardhekaltër i ka bërë të qartë futbollistëve se nëse vazhdon forma e mirë dhe marrin fitore ndaj Prishtinës atëherë i pret një premio e majme.

Futbollistët ferizajas kanë marrë premio edhe për fitoret ndaj Dukagjinit, Gjilanit dhe Feronikelit ’74.

Një muaj shumë i mirë si në rezultatet sporitve ashtu edhe në aspektin financiar për futbollistët e Ferizajt.

NGJARJE TË TJERA

spot_img