Ish-i dërguari i posaqëm për Ballkanin, Richard Grenell, ka reaguar pas publikimit të rezultateve zgjedhore në Shtetet e Bashkuara.
Në një postim të bërë në rrjetin social X, Grenell tha se “Amerika dhe bota është shpëtuar”, duke iu referuar rezultateve të kandidatit republikan Donald Trump, transmeton Telegrafi.
“Amerika dhe bota është shpëtuar. Ne kemi mposhtur zgjimin e majtë. Paqja do të vijë së shpejti”, ka shkruar Grenell në postimin e tij të plotë.
Ndryshe Trump është duke prirë ndaj kundër kandidates demokrate në zgjedhjet për president të SHBA-ve.
Ai deri më tani ka arritur të fitojë 266 vota elektorale karshi Harris e cila ka 205.