Ka vdekur në Mjekësinë Sportive një lehonë e lindur në vitin 1999 me inicialet D.P. nga Komuna e Podujevës e cila sot në orët e pasdites kishte kryer lindjen me prerje cezariane.
Burimet brenda Klinikës Gjinekologjike tregojnë se lehona ishte sjell në Klinikë në gjendje të rëndë dhe me urgjencë i është kryer lindja.
Në Gjinekologji 21 vjeçarja ishte trajtuar për t’u dërguar sërish në Mjekësinë Sportive në kujdesin intensiv.
Ajo ishte në javën e 36 të shtatzënisë.