spot_img

Prishtina shpëton nga humbja në çastet e fundit prej Dritës në “Fadil Vokrri”

spot_img

Prishtina dhe Drita kanë zhvilluar një ndeshje të bukur në “Fadil Vokrri” e cila u mbyll 1-1.

Kjo ishte ndeshje e mbetur nga java e dytë, pasi gjilanasit kishin përballjet në garat evropiane.

Gjilanasit e dominuan pjesën e parë, duke krijuar disa raste, ndërsa në fund u shpërblyen me një gol të Arb Manajt në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë, Prishtina ishte dominuese, duke radhitur rastet para portës së Faton Malokut.

Por për golin e barazimit u desh të pritej minuta e 88-të, kur Sinan Kadiri asistoi te Leotrim Kryeziu i cili me kokë shënoi për 1-1.

Pas kësaj ndeshje, Drita është e dyta me 22 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 20 pikë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img