Ronaldo pjesë e Portugalisë për ndeshjet e nëntorit
Kombëtarja e Portugalisë ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit nëntor.
Trajneri Roberto Martinez ka ftuar plotë 26 futbollistë, për ndeshjet me Poloninë dhe Kroacinë, shkruan IndeksOnline.
Në mesin e tyre është edhe futbollisti i Al Nassr, Cristiano Ronaldo.
39-vjeçari po kalon në formë fantastike dhe njëherit është edhe golashenuesi më i mirë në Kombëtaren e Portugalisë.