spot_img

Zyrtare: Trajneri kosovar suspendohet për gjashtë muaj nga federata evropiane

spot_img

Trajneri kosovar i taekwondos, Valmir Fetiu, është suspenduar për gjashtë muaj nga federata evropiane e këtij sporti.

Në Evropianin për fëmijë në Tiranë, Fetiu ka goditur me shuplakë garuesen e tij 8-vjeçare, që është edhe vajza e tij.

Incidenti është incizuar dhe bëri bujë të dielën. Të hënën federata evropiane njoftoi se trajneri është suspenduar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare e vendore.

Vendimin e mori bordi mbikëqyrës i garës me arsyetimin se trajneri ishte “fizikisht agresiv” me garuesen e tij në fund të luftës. Emri i trajnerit nuk është përmendur në vendimin e publikuar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img