Kombëtarja e Kosovës gjatë kësaj jave do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombëve.
“Dardanët” do të përballen me Rumaninë në udhëtim me 15 nëntor ndërsa tre ditë më vonë e presin Lituaninë në ”Fadil Vokrri”.
Kosova deri më tani ka grumbulluar 9 pikë nga katër ndeshje dhe renditen në vendin e dytë, tre pikë më pak se Rumania.
Pikërisht ndeshja ndaj Rumanisë do të jetë vendimtare për djelmoshat e Franco Fodas, nëse duan të renditen të parët në grup.
Por cilët janë skenarët e munshëm që Kosova të dal e para në grup?
Kosova ndodhet në Ligën C të Ligës së Kombeve e cila është e ndarë në katër zona.
Të katër zonat formësohen nga 4 grupe me po aq skuadra.
Vendet e para, kalojnë një Ligë më lartë, si dhe luajnë ndeshje në Play-Off, për kualifikim në botërorin e ardhshëm.