Zyrtarizimi i Bylbyl Sokolit në krye të shtabit teknik te skuadra e Drenicës u prit me mjaft ngazëllim, por duket se aventura e tij nuk do të jetë shumë e gjatë.
Trajneri kosovar ka “kërcënuar” me largim drejtuesit e klubit për shkak të vështirësive financiare.
Siç merr vesh Paparaci, Drenica ndodhet në krizë financiare.
Sipas burimeve brenda klubit, futbollistët së bashku me “Profën” kanë refuzuar të dalin në stërvitjen e fundit.
“Profa” thuhet se iu ka dhënë ultimatum drejtuesve të klubit për të përmbushur obligimet e tyre financiare në të kundërtën do të largohet nga klubi.
Nën udhëheqjen e Bylybyl Sokolit, Drenica ka marrë primatin e liderit në Grupin A të Ligës së Parë.
Drenica ka 28 pikë, katër më shumë se Trepça që ndodhet në pozitën e dytë në tabelë.
Të shtunën Drenica do të pres në stadiumin “Bajram Aliu” skuadrën e Rilindjes, në ndeshjen që i përket xhiros së 13-të të Ligës së Parë.