spot_img

Mundemi bindshëm nga Zvicra

spot_img

Basketbollistët e Kosovës kanë pësuar humbje të thellë në ndeshjen parakualifikuese për Botërorin 2027 kundër Zvicrës.

Në duelin e luajtur në Bernë, fillimi i të cilit u shtye për 75 minuta shkaku i reshjeve të borës dhe vonesës së ekipit vendas, Zvicra triumfoi me shifrat 75:43.

Për Zvicrën, kjo është fitorja e tretë në po aq ndeshje kurse Kosova regjistroi humbjen e dytë karshi një fitoreje.

Në krye të Kosovës në këtë ndeshje debutoi edhe selektori i ri, francezi Jean-Denys Choulet.

Basketbollistët zviceran u treguan më të mirë ki prej fillimit deri në fund të takimit dhe arritën ti fitojnë tre çerekë kurse Kosova e fitoi vetëm një.

Dallimi dhe diferenca e madhe në pikë, u krijua në periudhën e dytë dhe të fundit, ku Zvicra e limitoi Kosovën në vetëm 6, përkatësisht 3 pikë. Kosova pati edhe 25 topa të humbur që i kushtuan me humbje të thellë.

Boris Mbala me 15 pikë dhe Jonathan Kazadi e Selim Fofana me nga 14 secili, ishin më efikasit te Zvicra kurse te Kosova asnjë lojtar nuk pati pikë dyshifrore.

Më efikasi ishte Mikaile Tmushiq me 9 pikë kurse Dardan Berisa realizoi 8 sosh.

Çereku i parë ishte i barabartë, por Zvicra e mbylli me epërsi prej dy pikëve – 14:12.

Në periudhën e dytë, Kosova nuk pati paraqitje të mirë dhe gjatë këtyre dhjetë minutave realizoi vetëm 6 pikë kurse Zvicra shënoi hiq më pak se 22.

Kështu që, zviceranët shkuan në pushim me një epërsi prej 18 pikëve – 36:18.

“Dardanët” ishin më të mirë në çerekun e tretë, dhjetë minutat e të cilit i fituan 22:20 për ta zbutur avantazhin në 16 pikë (56:40).

Në fakt, Kosova në këtë çerek e shkriu epërsinë deri në 10 pikë por Zvicra sërish arriti të mbajë distancën në pikë, përpara se në dhjetë minutat e fundit të shpërthejnë dhe ta mbyllin ndeshjen me epërsi të thellë.

Seria 17:0 në më shumë se pesë minutat e para të çerekut të fundit ishte dëshmia më e mirë se Zvicra do ta fitonte bindshëm Kosovën, të cilën e mposhti me diferencë prej 32 pikëve.

Ndeshjen e radhës në këto parakualifikime, Kosova e luan pas tri ditësh në Dublin kundër Irlandës, kombëtare që ka tri humbje në po aq ndeshje të luajura deri më tani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img