spot_img

Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

spot_img

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland mund të kalojë një ditë në burg herën tjetër kur të shkojë në Zvicër për një gjobë të papaguar prej 60 frangash zvicerane (rreth 65 euro).

Sulmuesi norvegjez, i cili fiton rreth gjysmë milioni euro në javë, do ta shmangë këtë dënim nëse e kryen pagesën para se të mbërrijë në vendin helvetik.

Babai i Erling, Alf-Inge, jeton në Zvicër, kështu që sipas mediumit Blick, ylli i Cityt mund të vonohet një ditë për mbledhjen familjare për Krishtlindje nëse nuk bën të nevojshme dhe nuk paguan borxhin ndaj kantonit Vaud.

Një gjë e tillë thuhet se nuk është reale të pritet, pasi që Haaland me siguri do ta zgjidhë problemin para se të mbërrijë në Zvicër.

Megjithatë, lloji i kundërvajtjes nuk tregohet në dokument, por mund të jetë kundërvajtje trafiku. Që kjo çështje të mbetet pas tij, sulmuesit do t’i duhet vetëm të paguajë gjobën e tij, nëse nuk e ka bërë tashmë, me dokumentin që daton nga fundi i tetorit.

Haaland ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2027. Pritet që së shpejti të vazhdojë kontratën dhe të ketë të ardhura më të mira nga klubi për të cilin ka shënuar 105 gola me 18 asistime në 114 ndeshje. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img