Malisheva ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Bekim Isufit ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat, duke ia shkaktuar humbjen e parë ekipit të Ismet Munishit pas pesë ndeshjeve.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve për një nuancë, por të dyja ekipet arritën të shënojnë nga një gol.
Goli i parë erdhi në minutën e 19-të me anë të Drilon Hazarollajt, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Theophilous Solmonon (43’) barazoi shifrat në 1-1.
Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe një gol për të siguruar fitoren.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 56-të me anë të Laurant Xhylanit, i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Malisheva zë vendin e tretë me 25 pikë dhe afrohet me dy vendet e para, ndërsa Dukagjini bie në pozitën e shtatë me 17 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, malishevasit luajnë në udhëtim te Gjilani, ndërsa klinasit e presin Prishtinën.
Gjilani ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim te Feronikeli ’74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Ardian Nuhiut ka arritur t’i kthehet fitores pas tri ndeshjeve, duke marrë tri pikë të arta dhe duke u larguar nga zona e rrezikshme.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç rasteve, arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 10-të me anë të Senad Jarovic, i cili shënoi për epërsinë 0-1, ndërsa Oltion Bilalli (21’) shënoi për 0-2.
Në pjesën e dytë, vendasit provuan të rikthehen në lojë, por pa sukses, ndërsa mysafirët arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 64-të me anë Edi Basa, i cili shënoi për 0-3 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.
Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 mbetet i fundit me vetëm tri pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit e presin Malishvën, teksa drenicasit janë nikoqir të Suharekës.