Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të madhe në javën e 12-të në Premier League pasi mposhti Southamptonin si mysafir me shifrat 2:3.
Heroi i “The Reds” sonte ishte padyshim, egjiptiani Momo Salah, shkruan Indeksonline
Salah shënoi dy gola vendimtar në këtë përballje. Fillimisht barazoi shifrat në 2:2 dhe më pas shënoi nga penalltia në 2:3.
Me këtë fitore, Liverpooli i Arne Slot shkon në kuotën e 31 pikëve në pozitën e parë, tetë më shumë se pozita e dyta, Manchester City (23).