spot_img

Trajneri i Islandës jep dorëheqje para ndeshjes me Kosovën në Ligën e Kombeve

spot_img

Trajneri i Islandës, Age Hareide ka njoftuar Federatën e Futbollit të Islandës për dorëheqjen e tij të parevokueshme si trajneri i ekipit kombëtar.

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me Islandën në kuadër të ndeshjes ‘play-off’ për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ndeshjet mes Dardanëve dhe ishullit nordik do të zhvillohen gjatë muajit mars 2025, por Islanda ka pësuar ndryshime tashmë.

Trajneri Hareide ka dhënë dorëheqje nga ekipi kombëtar dhe drejtuesit e Federatës Islandeze e kanë pranuar atë.

“Age Hareide ka vendosur të tërhiqet si trajner i Kombëtares A të meshkujve dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen me iniciativën e tij”.

“Hareide mori skuadrën nga Arnar Vidarsson në prill 2023 dhe e drejtoi atë në një total prej 20 ndeshjesh. Federata Islandeze e Futbollit falënderon Agen për punën e tij dhe i uron gjithë të mirat”, thuhet në njoftim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img