Edon Zhegrova është përfshirë në ekipin ideal të javës në kampionatin francez.
Tifozët e kanë votuar yllin kosovar më së shumti për krahun e djathtë të sulmit në xhiron e 12-të të formacionit më të mirë në Ligue 1, shkruan “Gazeta Express”.
25 vjeçari shkëlqeu në duel me Rennesin duke ia siguruar Lillet fitoren me rezultat 1:0 pikërisht falë golit të tij, të cilin e shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë.
Përfaqësuesi kosovar kështu arriti në kuotën e katër golave në kampionatin francez në këtë edicion deri tash, ndërsa i ka realizuar edhe katër të tjerë në Ligën e Kampionëve.
Pa dyshim, ish-futbollisti i Baselit është duke kaluar nëpër formën kulmore dhe gjatë verës që vjen mund ta bëjë hapin e radhës në karrierë.
Ofertat për të nuk mungojnë, ndërsa lojtarin e duan në Itali, në Gjermani dhe në Angli.
Vlera e kartonit të sulmuesit të krahut sipas “Transfermarkt” është 25 milionë euro.