spot_img

Nipi i Adem Jasharit: Kombëtarja e jonë, zgjedhja ime e vetme

spot_img

Në nivel klubesh, ai synon daljen në Evropë, por Kosova është zgjedhja e tij e vetme në nivel të kombëtareve.

Igball Jashari është njëri nga talentët më premtues në futbollin e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe me faktin që ai tashmë luan në klubin më të suksesshëm kosovar, Prishtinën.

Igballi është nipi i komandantit legjendar Adem Jashari dhe ai pranon se dashurinë për Kosovën e ka mësuar nga familja e tij derisa bartja e fanellës dardane i sjell ndjenjë të veçantë.

“Për mua është një ndjenjë mjaftë e mirë sepse jam rritur tek një familje që është e madhe dhe më kanë folur mjaftë shumë për vendin, se si duhet ta duam Kosovën dhe normalisht kur të vesh fanellën e Kosovës për mua është një ndenjë më e madhe sepse jam nga familja Jashari dhe është një ndjenjë mjaft e madhe për mua”, thotë Jashari për KosovaPress.

Madje, si qëllim kryesor Jashari thotë se e ka të luajë me Kombëtaren A të Kosovës.

“Normalisht qëllimi i çdo lojtari është Kombëtarja A sepse unë kam shkuar në grupmoshat U15, U17, U19, U21 dhe për mua është sukses që të kalojë te Kombëtarja A”, shton ai.

Derisa heziton të flas për vendimet e bashkëmoshatarëve të tij, Jashari thotë se Kosova është zgjedhja e tij vetme në nivel të kombëtareve.

“Për ata unë nuk kisha mundur të flas sepse secili e di mendimin e vet se për kë do të luajë por normalisht unë nëse më vie mundësia do të luaja për Kombëtaren e Kosovës”, thekson Jashari.

Me admirim të madh Igballi flet edhe për klubin e tij aktual, Prishtinë.

Klubin nga kryeqyteti ai e konsideron si “më të madhin në Kosovë”.

“Tek shkolla e futbollit ‘Kurda” kam qenë me U19 dhe këta (Prishtina) më kanë vëzhguar dhe iu ka treguar ekipit dhe unë këtu kam ardhur kur ka qenë trajneri Ismet Munishi, kam stërvitur në ekipin e parë dhe kam luajtur me U19 dhe pastaj dalëngadalë kam kaluar te ekipi i parë ku kam shënuar tre gola dhe tashmë jam tek ekipi i parë…Të luash për Prishtinën është krenari e madhe sepse është klubi më i madh dhe më i suksesshëm në Kosovë”, vijon më tutje Jashari.

Por, përtej Superligës, Jashari e synondaljen në arenën ndërkombëtare, atje ku mund të bëjë hapin e madh të karrierës së tij futbollistike.

“Normalisht synimet e çdo lojtari njëherë të luajnë këtu në Kosovë pastaj të kalojnë në ekipe evropiane siç kanë kaluar shumë lojtarë që kanë dal nga Superliga e Kosovës dhe shpresoj që një ditë të arrijë edhe unë të dal jashtë Kosovës”, thotë Jashari në fund.

I lindur në vitin 2005, Jashari luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe iu bashkua skuadrës së parë të Prishtinës në verën e vitit 2023. Për klubin nga kryeqyteti i Kosovës deri më tani ai ka shënuar tre gola.

NGJARJE TË TJERA

spot_img