Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas sulmit në Ibër Lepenc ka thënë se elementet e tilla kriminale e kanë mbështetjen dhe dirigjimin nga Begoradi zyrtar.
“Suksesi ynë po i çmend ata. Këtë po na i bëjnë, sepse jemi të suksesshëm. Serbia po përpiqet me pafuqinë e saj ti orgnaizojë bandat ta sulmojnë infrastrukturën tonë kritike. Siguria në veri është në nivelin më të lartë. Nuk kanë çfarë i bëjnë më policisë së kosovës e ushtrisë, por do të gjindet ndonjë person që e hudh ndonjë granatë. Neve na duhet solidaritet përkushtime atdhedashuri për Kosovën. Qytetarët në veri nuk kanë qenë asnjëherë me të sigurtë. Sulmet e tyre vijnë se e kanë humbur kontrollin. Ne në veri vazhdojmë të jemi të suksesshëm, përkunder faktit që nuk e kemi ushtrinë atje”, tha Kurti.
Ndërsa i pyetur nëse ka informacione për ndonjë sulm të radhës, Kurti u shprehë se është jëmi në gatishmëri për tu përballur.
“Nuk kemi informacione për ndonjë sulm të radhës, por duhet të kemi gatishmëri për tu përballur, sepse keni një fqinjë iracional dhe agresiv”, ka thënë Kurti.