spot_img

Presidenti i FFM-së, Sejdini i reagon ashpër Remzi Ejupit – Shpifje e rëndë deklaratë e pamatur për duelin Maqedoni-Kosovë!

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini ka reaguar ndaj akuzave të fundit nga ana e ish-Kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupit në një emision televiziv në Kosovë, të cilat pretendojnë se ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës, e luajtur më 8 tetor 2020 (Maqedonia fitoi 2:1 në Shkup), ishte rezultat i pazareve.

Në një deklaratë për media, ai hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime të Remzi Ejupit, duke theksuar se:
“Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës u zhvillua me integritet të plotë dhe në frymën e fair play-t. Fitorja e Maqedonisë u arrit në fushë, dhe çdo pretendim për pazare është i pavërtetë dhe i papranueshëm.”

Sejdini rikujtoi gjithashtu se ishte e pamundur të planifikohej kualifikimi, pasi Maqedonia duhej si mysafire të kalonte edhe finalen ndaj fituesit të duelit tjetër gjysmëfinal ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë për të siguruar kualifikimin historik në Kampionatin Europian.

“Unë personalisht nuk dua të besoj se me vetëdije bëhen këto deklarata, pasi jam i sigurt se nuk ka lojtarë, staf teknik apo udhëheqës, as nga Maqedonia dhe as nga Kosova, që do të ishin të gatshëm të bëjnë pazare me ëndrrën për kualifikim në një Kampionat Europian. Ky ishte një kualifikim i parë historik për ne dhe gjithashtu do të ishte po aq historik për Kosovën.”

Presidenti i FFM-së vlerësoi edhe paraqitjen e Kosovës në atë ndeshje, duke e quajtur një përballje të denjë për nivelin madhor të kompeticionit. Ai theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy federatave, të ndërtuara mbi profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë.

Në fund të deklaratës, ai kërkoi reflektim dhe falje publike nga personi që përhapi këto akuza, duke paralajmëruar masa ligjore në rast të mungesës së një reagimi brenda 48 orëve.

“Ftojmë personin që ka bërë këto akuza të reflektojë dhe të kërkojë falje publike brenda 48 orëve, përndryshe do të ndjekim hapat ligjorë për mbrojtjen e integritetit tonë. Futbolli duhet të bashkojë, jo të përçajë. Shpresojmë që ky diskutim të mbyllet me mirëkuptim dhe respekt,” përfundoi ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img