Robert Lewandowski vazhdon të komandojë në renditjen e Këpucës së Artë përkundër faktit se përfundoi në bankinë në ndeshjen mes Mallorcas e Barcelonës.
Sulmuesi polak, autor i vetëm një goli në pesë ndeshjet e fundit, ndiqet nga Harry Kane i Bayern Munichut, kurse në vendin e tretë kaloi Mohamed Salah i Liverpoolit, i cili mbrëmë i shënoi dy gola në barazimin 3:3 ndaj Newcastle.
Natyrisht, futbollisti egjiptian ka pikë të njëjta me të katërtin, respektivisht me Omar Marmoush të Eintracht Frakfurtit.
Ndërsa, pas tyre gjenden Erling Haalandi i Manchester Cityt, Victor Guokeres i Sporting Lisbonës dhe Mateo Retegui me pikë të njëjta.
Yjet tjerë të futbollit evropian si Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Raphinha etj., kanë mbetur më prapa.
Në pesë ligat më të forta evropiane një gol llogaritet dy pikë, kurse në ligat më pak të forta, një gol llogaritet me 1,5 pikë.
Renditja e Këpucës së Artë
Robert Lewandowski (Barcelona) 30 pikë (koeficienti 2)
Harry Kane (Bayern Munich) 28
Mohamed Salah (Liverpool) 26
Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) 26
Victor Gyokeres (Sporting) 24 (koeficienti 1,5)
Erling Haaland (Manchester City) 24
Mateo Retegui (Atalanta) 24
Raphinha (Barcellona) 22
Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) 20