Drita është e pandalshme këtë sezon në Superligën e Kosovës.
Skuadra e udhëhequr nga Zekrija Ramadani, ka shënuar fitoren e 11-të, pasi mposhti Dukagjinin me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
“Intelektualët” kishin epërsin që nga pjesa e parë, ku shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 31-të.
Fitroren e vulosi goli i Kastriot Selmanit, në minutën e 89-të.
Drita është e vetme në krye të tabelë me 37 pikë, nëntë më shumë se Malisheva e Prishtina.
Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në kuotën e 17 pikëve dhe renditet në vendin e tetë.