spot_img

Kryeministri sirian deklarohet i gatshëm për ta transferuar pushtetin te opozita

spot_img

Kryeministri sirian Mohammed Ghazi Jalali ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me çdo lidership të zgjedhur nga populli.

Deklarata erdhi pasi rebelët hynë në Damask, morën kontrollin e kryeqytetit dhe dukshëm rrëzuan regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Kreu i qeverisë siriane vuri në dukje se ai mbetet në vend dhe komentoi procesin e transferimit të pushtetit në një qeveri kalimtare, e cila mund të përfshijë përfaqësues të opozitës.

Në një video të postuar në faqen e tij në Facebook, Jalali ka thënë se do të shkojë në zyrën e tij për të vazhduar punën, përcjell Telegrafi.

Ndër tjera, politikani theksoi se qeveria është e gatshme t’i shtrijë dorën opozitës dhe t’i kalojë asaj funksionet e një qeverie.

“Ky vend mund të jetë një vend normal, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët e tij dhe botën, por kjo varet nga çdo lidership i zgjedhur nga populli sirian. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me këtë udhëheqje”, tha Jalali.

Kryeministri sirian gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos dëmtojnë pronat shtetërore.

Ndryshe, pavarësisht raporteve të përhapura në media për arratisjen e supozuar të presidentit Assad nga Damasku në bordin e një aeroplani, kryeministri nuk sqaroi në deklaratën e tij nëse presidenti ishte larguar nga vendi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img