spot_img

Vazhdon amullia e Ballkanit, ndalet edhe nga Ferizaj – Malisheva nuk ia del me Niklin!

spot_img

Ferizaj dhe Ballkani kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë.

Te Ballkani në këtë takim debutoi trajneri i ri Orges Shehi i cili e nisi aventurën në Kosovë me një barazim.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, kur në minutën e 24-të Walid Hamidi realizoi pas asistimit na Adetunji për 0-1.

Ferizaj krijoi disa raste të mira shënimi, por që nuk e gjeti golin e barazimit në pjesën e parë e cila u mbyll me epërsinë minimale të mysafirëve.

Vendasit në pjesën e dytë u treguan edhe më agresivë në repartin ofensivë duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Betim Haxhimusa, Albion Kurtaj e Fatjon Jusufi rrezikuan, por Enea Koliçi ishte në top formë.

Por në minutën e 84-të erdhi goli i barazimit nga vendasit. Qlirim Avdulli asistoi për mrekulli te Almen Abdul nga gjuajtja e lirë dhe sulmuesi irlandez barazoi shifrat në 1-1.

Me këtë pikë të fituar Ferizaj del në pozitën e tetë në tabelë me 17 pikë, derisa Ballkani është e treta me 27 sosh.

Në xhiron e ardhshme Ferizaj takohet në udhëtim me Dukagjinin, derisa Ballkani para tifozëve të vet pret Llapin.

Në takimin tjetër, Malisheva nuk ia doli të merr rezultat pozitiv me Feronikelin 74’ të vendit të fundit. Takimi përfundoi pa gola, derisa Malisheva dominoi por pa rezultat duke u ndalur vetëm në goditje të tërthorsës!

Edhe mysafirët nuk qëndruan duarkryq, duke shënuar madje gol në minutën e 70-të, megjithatë u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje.

Deri në fund gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.

Malisheva mbetet e dyta në tabelë me 29 pikë, tetë më pak se lideri Drita, derisa Feronikeli ’74 në pozitën e fundit me shtatë pikë.

Në xhiron e ardhshme Malisheva pret Suharekën, derisa Feronikeli ’74 në Drenas pret Prishtinën.

NGJARJE TË TJERA

spot_img