Vjollca Haxhiu, rrëfen: Nëna papritur më vdiq në gjumë.
Pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, ishte këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu.
Ajo ka treguar momentin më të trishtë në jetën e saj, pas të cilit ka ndërprerë çdo gjë, si muzikën, ashtu dhe shkollën për një kohë të gjatë.
Vjollca tregoi se vite më parë ka humbur të ëmën.
Ajo ka vdekur papritur në gjumë, duke i tronditur familjarët.
Më pas këngëtarja ka hasur një problem shëndetësor me stomakun, por fatmirësisht ka përfunduar gjithçka mirë. Këto ngjarje e kanë bërë më të fortë Vjollcën.