spot_img

Komiteti Olimpik i Kosovës shënoi 10 vjet krenari në familjen e madhe Olimpike

spot_img

Në një ceremoni Gala dhe me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta të familjes së madhe olimpike, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) shënoi 10-vjetorin e njohjes nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC/KON).

Këtë dekadë të mbushur me plot suksese, krahas udhëheqësve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit, Albin Kurti, e madhështoi edhe prania e personaliteteve më të larta të lëvizjes olimpike, nisur nga presidenti i IOC-ut, Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Davide Tizzano, presidentë të Federatave Ndërkombëtare, Komiteteve Olimpike Kombëtare, ambasadorë të shteteve të huaja në Kosovë dhe shumë mysafirë të tjerë.

Në këto 10 vjet, Kosova fitoi pesë medalje olimpike, të gjitha nga vajzat e xhudos, ndërsa medaljet nuk munguan edhe në garat tjera ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, mikpritësi i ceremonisë, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, foli për të arriturat e sportit tonë në 10-vjet, duke falënderuar pafundësisht Thomas Bachun dhe IOC-un për vendimin e historik, si dhe gjithë ata që kontribuan për këtë ditë, duke mos harruar edhe ish-presidentin e KOK-ut, Besim Hasani.

Presidentja Osmani e kryeministri Kurti, po ashtu folën për sukseset e mëdha të Kosovës në sport, e cila është bërë storje suksesi dhe promovimi më i mirë i vendit tonë.

I veçantë ishte edhe fjalimi i Thomas Bachut, që shumë herë ndalej nga duartrokitjet e gjata që jepnin mesazhin e falënderimeve pa fund për atë që bëri për Kosovën.

I pari i lëvizjes olimpike në botë theksoi se një njohje e tillë si ishte ajo e KOK-ut nuk ishte e lehtë, por kishte shprehur gëzimin që pranimi në IOC ishte me vendim unanim.

Ai ka përmendur Besim Hasanin dhe kontributin e tij të madh për pranimin e Kosovës në familjen olimpike.

“Shumë kohë para se unë të zgjidhesha president i IOC-së, Besimi do të shfrytëzonte çdo mundësi për t’u afruar me ne. Ai vuri themelet e pranimit. Ai dërgoi një ambasador jozyrtar në Lozanë, një person që ishte në Hotel Palace, Agim Morinën, i cili po ashtu është sonte me ne, e të cilin e përshëndes përzemërsisht”, ka thënë Thomas Bach, ndër të tjera.

Për Bachun ishte vizita e dytë pas asaj në vitin 2015, derisa përmendi disa herë edhe Majlinda Kelmendin, e cila më pas u bë kampionia jonë e parë olimpike në Rio 2016.

“Gjatë vizitës së parë këtu në vitin 2015 u takova me njërën prej tyre, Majlinda Kelmendin. Storja e saj mbresëlënëse më siguroi se njohja e KOK-ut ishte gjëja e duhur për ju, sportistët tuaj dhe për lëvizjen olimpike. Dhe kjo na mundësoi që të gjejmë zgjidhje për këtë dilemë dhe t’iu mundësojmë shumë sportistëve kosovarë të ndajnë ëndrrën olimpike të Majlindës. Unë i premtova që nëse do ta fitojë medaljen që aq shumë e dëshironte, unë do t’ia dorëzoj atë. E nderuar Majlindë, ju e bëtë ëndrrën tuaj olimpike realitet”, ka thënë Bach derisa i është drejtuar Majlindës, që ishte pjesë e rëndësishme e ceremonisë.

Presidenti i IOC përgëzoi edhe presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm, Besim Aliti dhe gjithë ekipin e KOK-ut për vazhdimësinë e sukseseve në KOK, përfshirë edhe Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, mbështetjen ndaj sportistëve dhe përkushtimin për të promovuar vlerat olimpike, duke dhënë mesazhin se Kosova mund të llogarisë gjithmonë në IOC-un si partnere. “Faleminderit që e keni bërë Kosovën anëtar me kaq vlera, 10 vite të përkushtimit dhe miqësisë”!

Menjëherë pas fjalimit, Bach nderoi KOK-un, me ndarjen e një dhurate simbolike për të konfirmuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e fuqishëm.

Fjalë të mëdha për KOK-un dha edhe presidenti i EOC-ut, Spyros Capralos, që përmendi edhe debutimin e ekipit tonë në garat ndërkombëtare me Lojërat Evropiane Baku 2015.

Bach, Capralos dhe Tizzano u nderuan nga KOK-u me piktura të fotove të tyre të realizuara nga studentë të Fakultetit të Arteve, si dhe librin foto-reportazh “Prej Rio 2016 në Paris 2024”, të përgatitur enkas për këtë mbrëmje.

Dhuratë e tillë iu nda edhe ish-presidentit të KOK-ut, Besim Hasani, që iu nda nga presidenti Bach, dhe në fjalën e tij Hasani përmendi sfidat e anëtaërsimit në vitin 2014.

Me dhuratë u nderua edhe kryeshefi ekzekutiv i sponsorit tonë premium, BKT Kosova, Suatt Bakall.

Me dhurata u nderuan edhe kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, medalistja olimpike, Laura Fazliu dhe kryemjeshtri, Driton Kuka, të cilat u ndanë nga Bach, Capralos dhe ministri i Sportit, Hajrullah Çeku.

Krejt në fund, Komitete të shumta Olimpike Kombëtare ndanë dhurata në shenjë të 10-vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në KON.

Gjatë ceremonisë të pranishmit patën rastin të shohin një video të përgatitur për themelimin e KOK-ut, pavarësimin e sportit, sfidat e ndërkombëtarizimit dhe sukseset në Lojërat Olimpike, ndërsa u argëtuan me Ansamblin Shota dhe këngëtarët Lindi Islami dhe Venera Lumani; dhe Liridon Sadriu.

NGJARJE TË TJERA

spot_img