Liverpooli po e përgatit rikthimin e dyshes sulmuese Federico Chiesa dhe Diogo Jota, të cilët kanë qenë të lënduar.
Të dy lojtarët pritet të jenë në dispozicion për sfidën e ardhshme ndaj Fulhamit në Premier Ligë.
Ky është një lajm i mirë për trajnerin dhe ekipin, pasi rikthimi i dyshes do të forcojë sulmin dhe mund të ofrojë mundësi të reja taktike për Liverpoolin.
Përndryshe Liverpool vazhdon të mbetet skuadra më e mirë në Evropë pasi janë lider në Ligën e Kampioneve me 18 pikë, kurse po ashtu janë lider edhe në Premier Ligë me 35 pikë./Albanian News