spot_img

Me golin spektakolar të Armend Thaqit mposht Dritën skuadra e Gjilanit – Nikli befason edhe Prishtinën

spot_img

Gjilani ka fituar derbin lokal ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.

Të parët që rrezikuan ishin mysafirët, kur Armend Thaqi nga gjuajtja e lirë goditi shtyllën.

Drita iu kundërpërgjigj me Blerim Krasniqin që goditi fuqishëm, por pa sukses.

45 minutat e para u mbyllën me rezultatin baras 0-0.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat kishin raste shumë të mira shënimi, me Gjilanin që rrezikoi me Oltion Bilallin dhe Senad Jarovic.

Ndërkohë mysafirët rastin më të mirë e patën me Arb Manajn, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.

Në minutën e 87-të ndeshja derbi u zhbllokua kur kapiteni i Gjilanit, Armend Thaqi lëshoi një projektil nga distanca për të kaluar Gjilanin në epërsi 1-0.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Gjilani mori një fitore të madhe 1-0.

Me këto tre pikë Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 21 pikë, derisa Drita është e para në tabelë me 37 sosh.

Gjilani në xhiron e ardhshme takohet në udhëtim me Ferizajn, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Feronikelint ’74.

Feronikeli ’74 ka shkaktuar befasinë e radhës, teksa e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0.

Nikli ka filluar fuqishëm ndeshjen kur pas 22 minutave lojë realizuan gol me sulmuesin grek Ioannidis.

Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllen 45 minutat e para.

Në takimin tjetër, Nikli vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur Gashi realizoi për 2-0, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund Prishtina tentoi të barazonte rezultatin, por pa sukses dhe pikët e plota mbetën në Drenas.

Me këtë fitore Feronikeli ’74 ndodhet në pozitën e 10 me 10 pikë, derisa Prishtina mbetet e katërta me 26 sosh.

Në xhiron e ardhshme, Feronikeli ’74 është mysafirë i Dritës, derisa Prishtina në ‘Fadil Vokrri’ pret Malishevën.

NGJARJE TË TJERA

spot_img