Futbolli zviceran vazhdon të sundohet nga shqiptarët. Njomakët me prejardhje nga Kosova, ndjekin ëndërrat e tyre duke parë yjet e Zvicrës si Xhaka e Shaqiri.
Shkolla me namë të futbollit në Zvicër numërojnë numër të madh të lojtarëve me rrënjë nga Kosova, njëri ndër ta është edhe Loris Selmanaj. 14 vjeçari stërvitet me shkollën ‘Zürich City’. Ai dallohet me gjatësinë e tij ndër moshatar e puna më e frytshme e tij duket të jetë pjesa defansive.
Gjatë vizitës në stërvitjet e tij Lorisi nuk ngurroi të flet për Albanian News: ‘Krahas shkollës dhe detyrave të përditshme e dua edhe futbollin. Luaj si mbrojtës, derisa para çdo kombëtare e dua Kosovën’ u shpreh Lorisi, me të cilin në kategorinë e tij te kjo shkollë e futbollit janë edhe katër shqiptarë tjerë me rrënjë nga Kosova!