Në një ambient përplot me figura të sportit, u mbajt ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për sponsorët e klubit që ndihmuan në rrugëtimin tonë, thuhet në komunikatën e klubit. Më posht aty citohet:
FC Ferizaj falenderon bizneset që ndihmuan financiarisht klubin tonë përgjatë vitit 2024. Sigurisht se pa ndihmën e juaj, suksesi ynë do të ishte i pjesshëm.
Gjithashtu falenderojmë për prezencën e tyre, të parin e FFK-së, Agim Ademin, kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun, deputetin Elmi Reçica dhe gjithë të pranishmit nga komuniteti sportiv.
Ne besojmë se viti 2025 do të jetë vit i sukseseve për klubin tonë. Po hyjmë me synime të qarta dhe dëshirë të zjarrtë që të bëjm krenar secilin tifozë të klubit, e sidomos tifogrupin tonë UJQIT.
Falemnderit që ishit dhe jeni pjesë e jona të nderuar sponsorë. Vazhdojmë të bashkuar.
Urime festat e fundvitit!