Khvicha Kvaratskhelia do të largohet nga Napoli gjatë muajit janar.
Sulmuesi gjeorgjian përfundimisht ka vendosur të mos luaj me skuadrën napolitane, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e PSG-së është favorite për të transferuar Khvicha Kvaratskhelia.
Madje raportohet se Paris Saint-Germain ka dërguar ofertë prej 80 milionë euro në drejtim të Napolit.
Po ashtu edhe agjentët e Kvaratskhelia kanë pasur bisedime me PSG-në për kushtet personale.