spot_img

Agim Ademi merr pjesë në takimin e Burim Berishës me sponsorët dhe klubet e Fushë Kosovës

spot_img

Së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajeti, morëm pjesë në takimin që kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, organizoi me KF Fushë Kosova, përfaqësues të klubeve të sporteve të tjera si dhe sponsorë. Gjatë këtij takimi, kryetari Berisha shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që FFK-ja i ka ofruar klubit dhe komunitetit të futbollit në këtë komunë.

Po ashtu, ai vlerësoi sponsorizuesit që kanë kontribuar në mbështetje të klubit dhe zhvillimit të sportit në këtë komunë.
Si president i FFK-së, me të pranishmit e ndava strategjinë e organizimit të klubeve dhe të federatës, duke shpjeguar mundësitë e ndryshme për të investuar në klube dhe për të siguruar një buxhet të qëndrueshëm për to. Gjatë fjalës time, përmenda shembuj konkretë të organizimit të mundshëm të klubit dhe mundësinë e krijimit të një modeli të klubit të anëtarësisë për qytetarët e Fushë Kosovës, ku çdo banor mund të kontribuonte në zhvillimin e klubit përmes një shume të caktuar vjetore, ose modelin e shoqërisë aksionare.

Si një komunë me rreth 75 mijë banorë, Fushë Kosova ka potencialin të zhvillojë një klub të qëndrueshëm dhe të mbështetur nga i gjithë komuniteti. E duke pasur parasysh se në shkollat e kësaj komune janë afër 13 mijë nxënës, sigurisht se potenciali dhe talenti i këtyre fëmijëve për sport nuk mungon. Ata janë një pasuri e madhe, prandaj duhet t’u krijohen mundësi të plota për të zhvilluar talentin e tyre, sidomos në futboll, si një sport që ka mbështetje të jashtëzakonshme.
FFK-ja do të vazhdojë të mbetet afër komunitetit të futbollit të Fushë Kosovës, duke punuar dhe investuar për të krijuar kushte dhe mundësi për rritjen e mëtejshme të këtij sporti, si një industri që po merr gjithnjë e më shumë dimension profesional dhe komercial edhe në vendin tonë.

Uroj që FC Fushë Kosova të jetë klub stabil dhe i suksesshëm në futboll, ka njoftuar Presidenti i FFK-së, Agim Ademi!

NGJARJE TË TJERA

spot_img