spot_img

Presidenti Ademi i jep mbështetje të fuqishme Lidhjes Rajonale e Futbollit të Prishtinës

spot_img

Me vota unanime sot delegatët e Lidhjes Rajonale e Futbollit të Prishtinës, ia dhanë besimin kryetarit Ismajl Ajeti. Kuvendin e përshëndeti edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 

‘Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës.

Në këtë kuvend me vota unanime Ismajl Ajeti u rizgjedh për një mandat të ri katërvjeçar në krye të LRFP-së. Në punimet e këtij kuvendi morën pjesë 23 delegatë, derisa delegati i FC 2 Korriku dhe ai FC Ulpiana munguan me arsye.

Gjatë adresimit tim theksova të arriturat e përbashkëta si dhe planet të cilat i ka FFK karshi Lidhjeve Rajonale të Futbollit, e në veçanti në këtë rast të LRFP-së, si lidhja rajonale më masovike.

E urova kryetarin Ismajl Ajeti për rizgjedhjen në këtë pozitë me vota unanime, teksa i përgëzova delegatët e LRFP-së për kompaktësinë dhe unitetin e treguar për punën e përbashkët në zhvillimin e futbollit.

Përkushtimi ynë për reforma, përmirësim të kushteve të infrastrukturës si dhe për edukim të kuadrove të reja të futbollit në çdo cep të vendit do të vazhdojë edhe në vitet në vijim’ shkruan në rrjetin social të Presidentit të FFK-së, Agim Ademi!

NGJARJE TË TJERA

spot_img