spot_img

Liverpool SPEKTAKOLAR në FA CUP, Chiesa shënon golin e parë në Angli

spot_img

Liverpooli është kualifikuar në 1/8 e finales së FA CUP pasi ka mposhtur skuadrën e Accrington në Anfield me rezultatin 4:0.

Goli i parë nga të kuqtë u shënua në minutën e 19-të, kur Nunez asistoi bukur për Jotën që shënoi nga afërsia.

Epërsia e skuadrës së drejtuar nga Arne Slot u rrit në 2:0, në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Alexander Arnold shënoi një gol spektakolar.

Me rezultatin 2:0 për Liverpoolin, skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, trajneri holandez Slot bëri disa ndryshime, të cilat ishin të suksesshme. 18-vjeçari Jadon Danns, shënoi për 3:0 në minutën e 76-të, ndërsa golin e fundit për Liverpool-in e shënoi italiani Federico Chiesa, nga distanca.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje Slot pushoi disa nga titullarët e tij, ndërsa debutoi supertalenti 16-vjeçar Rio Ngumoha, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer.

NGJARJE TË TJERA

spot_img