Ferizaj vazhdon të përgatitet fort për pjesën e dytë të edicionit. ‘Ujqit’ bënë prezantimin e radhës me futbollistin, Valmir Nafiu.
‘Valmir Nafiu i bashkohet grupit të FC Ferizaj⚪️🔵.
Nafiu, karrierën e tij e filloi te Shkëndija, ku dhe u shpall 3 her kampion, duke tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane si FC Basel dhe FC Barcelona. Ai si i ri iu bashkua Hamburger SV, ku edhe debutoi në Bundesligë. Më pas, ai ka luajtur për klube si APOEL në Qipro ku nga një herë ka ngritur kupën e ligës dhe kupën e shtetit, luajti edhe te Skënderbeu në Shqipëri, një herë kampion, Gjilani dhe Renova e Maqedonisë.
Kurse tani është pjesë e klubit tonë, një lëvizje që pritet të forcojë skuadrën tonë dhe të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona’, thuhet në njoftimin e klubit ferizajas