Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Adrian Bajrami, mbrëmë bëri debutimin e tij të parë me fanellën e Benfica-s.
Bajrami luajti pesë minuta në fitoren e Benfica-s 3:1 ndaj Farense në Kupën e Portugalisë, shkruan Indeksonline
Kjo ishte hera e parë që Bajrami paraqitet me ekipin e parë në një ndeshje zyrtare.
Dhe kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi fitoi titullin e tij të parë me fanellën e klubit portugez.
22-vjeçari ka kontratë me Benfican deri në vitin 2029, kurse vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 1.5 milionë euro./Indeksonline/