Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensioner.Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Ai ka thënë se pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.
“Një lojë e mrekullueshme shahu me pensionistin Sylejman Hajdini. Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.Respekti dhe vlerësimi i shtetit për të moshuarit që i kanë përcjellë vlerat më të mira te gjeneratat e reja është obligim dhe do të jetë i garantuar.
MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.