Futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A përfunduan me sukses përgatitjet nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda dhe stafit të tij.
Ata u shprehën të kënaqur me punën e bërë dhe filozofinë e lojës së trajnerit, duke shpresuar që me përkushtim e punë të vazhdueshme në klubet e tyre do të arrijnë të bëhen pjesë e Kombëtares A dhe në grumbullimet për ndeshjet zyrtare.
Shihemi në mars në grumbullimin e radhës për ndeshjen e ‘play-off’-it kundër Islandës!