Skuadra e famashme në Zvicër, Schaffhausen është bërë me pronar të rinj.
Fitim dhe Boletin Hasani kanë marrë 100 për qind të aksioneve, shkruan Indeksonline
Pronarët e rinj punojnë në Cyrih në industrinë e ndërtimit.
Ndërkohë si CEO i klubit mbetët një tjetër shqiptar, ai është Xhimi Berisha, i cili shprehet tejet i lumtur.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që me Fitimin dhe Boletinin arritëm të sjellim në bord dy njerëz të rinj, por shumë të suksesshëm dhe në të njëjtën kohë aspirues të biznesit. Ne kemi shumë besim te kjo mbështetje që do t’i jap klubit një shtysë të vlefshme”, u shpreh Xhimi Berisha