I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri, Franco Foda takuan futbollistët e së ardhmes, me të përfunduar kampi stërvitor katërditor.
Presidenti Ademi i falënderoi futbollistët për gatitshmërinë dhe punën e mirë që kanë bërë, duke kërkuar nga ata që mos të ndalen së punuar, pasi ata janë e ardhmja e Kosovës.
FFK-ja gjatë katër ditëve të kaluara, organizoi kampin me futbollistët kandidatë potencial për Kombëtaren A në stadiumin “Fadil Vokrri”.
https://www.facebook.com/share/r/1FehF22WhK/?mibextid=wwXIfr