KF Trepça shpreh shqetësimin e saj lidhur me pengesën e sotme në shfrytëzimin e fushës sintetike “Xhevat Jusufi – Xheki”, më posht e gjeni reagimin e plotë të klubit mitrovias:
REAGIM PUBLIK NGA KF TREPÇA
KF Trepça shpreh shqetësimin e saj lidhur me pengesën e sotme në shfrytëzimin e fushës sintetike “Xhevat Jusufi – Xheki”.
Sipas vendimit të Komunës së Mitrovicës, klubi ynë ka të drejtën e shfrytëzimit të fushës çdo ditë nga 2 orë.
Megjithatë, sot, personi përgjegjës për menaxhimin e fushës, z.Jeton Ujkani, pengoj skuadrën e KF Trepça për realizimin e stërvitjes së tyre.
Ky veprim përbën një shkelje të marrëveshjes dhe cenon zhvillimin sportiv të të rinjve tanë, të cilët punojnë me përkushtim për të ngritur emrin e klubit dhe qytetit tonë.
Ftojmë Komunën e Mitrovicës dhe institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë për të garantuar respektimin e vendimit zyrtar dhe të drejtave të KF Trepça.
Ne kërkojmë që raste të tilla të mos përsëriten, pasi ato dëmtojnë jo vetëm klubin tonë, por edhe sportin mitrovicas në përgjithësi.
KF Trepça mbetet e përkushtuar në respektimin e rregullave dhe në zhvillimin e futbollit në qytetin tonë.
Presim mirëkuptim dhe bashkëpunim për zgjidhjen e këtij problemi sa më shpejt të jetë e mundur.
Me respekt,
KF TREPÇA