“Hyrrem” e lë aktrimin, ja me çfarë po merret.
Aktorja gjermano-turke Meryem Uzerli mori një famë të madhe me rolin e saj si “Hyrrem” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, serial historik i cili pati shumë sukses dhe u transmetua në Shqipëri e në shumë vende të botës.
Madje ky serial po ritransmetohet në vendin tonë duke patur po të njëjtin sukses.
Megjithatë pas këtij seriali, Meryem Uzerli nuk pati asnjë tjetër rol tjetër që do ta zëvendësonte atë nga figura e “Hyrremit”. Së fundmi aktorja duket se ka vendosur ta lërë pak pas dore aktrimin dhe ka hapur një biznes.
Mediat turke raportojnë se Meryem ka hapur një dyqan ëmbëlsirash në Berlin. Aktorja promovoi produktet që do të shesë në një postim në rrjete sociale. Pjesë e menusë duket se do të jenë kafeja dhe çokollata.
Prej disa kohësh Meryem së bashku me vajzën e saj po jeton në Gjermani e mesa duket ka vendosur të qëndrojë atje për një kohë të gjatë.