spot_img

Koalicioni për Familje gjobitet sërish për gjuhën kundër komunitetit LGBTI+

spot_img

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar sërish subjektin Koalicioni për Familje për shkelje të Kodit të Mirësjelljes. Ajo është gjobitur me 7,000 euro.

Kundër saj u ankuan organizata joqeveritare Dulberizim dhe Qendra për Barazi Gjinore.

Konkretisht kundër kandidatit për deputet, Eman Rrahmani, për shkak të postimit të tij publik: “Nuk ka martesa me burrë me burrë”. Por, në ankesë janë përmendur edhe kandidatë të tjerë të këtij subjekti.

Këto organizata kanë thënë se përfaqësues të Koalicionit për Familje kanë nxitur urrejtje e përçarje ndaj komunitetit LGBT+, “duke përdorur terma denigruese që bien ndesh me respektin për tolerancën, mjedisin demokratik zgjedhor e sundimit të ligjit dhe legjislacionin zgjedhor në fuqi”.

Më herët, Koalicioni për Familje është gjobitur dy herë në shumë të përbashkët prej 9,500 eurosh për gjuhë denigruese e të urrejtjes kundër komunitetit LGBT+.

NGJARJE TË TJERA

spot_img